
Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Dita e Mësuesit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastir, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, një festë simbolike kushtuar vlerësimit të mësuesve për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj. Në shkolla dhe universitete kjo ditë shënohet me aktivitete dhe programe festive.