Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin në Lezhë


Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili drejtonte një ciklomotor në aksin Thumanë–Milot. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.

 

 

Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.