Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i PS mblidhet të enjten për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut


Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Deputetët janë njoftuar për të marrë pjesë në mbledhje të Enjten ora 11 në Pallatin e Brigadave, shkruan TCH.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.