Vendosni fjalën kyçe....

Konflikt në Kavajë, vritet me thikë një 47-vjeçar, shpallet në kërkim autori


Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në lagjen nr. 3 të Kavajëspasi u godit me mjet prerës nga një bashkëmoshatar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Kavajë / Informacion paraprak

Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.