Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi vizitën e djeshme të zyrtarit të Parlamentit Europian, McAllister, duke vënë në dukje se ai takoi disa nga demokratët, por jo Sali Berishën. Balla tha se Berishën nuk e takojnë as aleatët e tij.
“Protesta të dhunshme janë të pa tolerueshme në një shoqëri demokratike. Përdorimi i fëmijëve nën 18 vjeç për të goditur policinë dhe institucionet është i papranueshëm, veçanërisht nga një parti që bën pjesë në PPE,” deklaroi Balla.
Ai shtoi se mesazhi i McAllister ishte i qartë dhe se opozita duhet të kuptojë kufijtë e sjelljes së saj, duke kujtuar ngjarjet e 23 janarit dhe rëndësinë e përgjegjësisë në ruajtjen e rendit publik. Balla gjithashtu theksoi rolin e qeverisë dhe udhëheqësve të saj në garantimin e stabilitetit dhe funksionimit të institucioneve.