Vendosni fjalën kyçe....

Tenton të nxjerrë 34 700 euro pa i deklaruar, procedohet penalisht gruaja në Kakavijë



Një shtetase shqiptare është proceduar penalisht pasi tentoi të nxirrte nga vendi një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar. Incidenti u regjistrua nga Policia Kufitare në PKK Kakavijë, gjatë kontrolleve rutinë në dalje të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, në çantën e shtetases D. B., banuese në Burrel, u gjetën 34 700 euro, shumë e cila nuk ishte deklaruar konform ligjit. Autoritetet sekuestruan paratë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet e rasti janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Ky rast vjen si pjesë e përpjekjeve të Policisë Kufitare për parandalimin e paligjshmërive dhe kontrollin e lëvizjeve monetare në kufi.