Vendosni fjalën kyçe....

Bora mbyll rrugën e Thethit


Reshjet e dendura të borës kanë bërë që rruga e Thethit të mbyllet për një periudhë të pacaktuar.

Sipas ARRSH-së, ndërhyrja me mjete të tonazhit të rëndë mund të provokojë ortekë bore. Në njoftim thuhet se sapo rruga të jetë e kalueshme, qytetarët do njoftohen.

“Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës. Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim”, thuhet në njoftim.