Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Pazarin e Vjetër të Korçës, tre persona përfundojnë në spital



Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pak minuta më parë në Pazarin e Vjetër i Korçës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes pronarëve të dy lokaleve dhe një personi tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht me debate verbale, por më pas ka degraduar në përplasje fizike, ku janë përdorur edhe karrige. Në vijim, njëri prej personave ka marrë një thikë nga ambienti i lokalit dhe ka plagosur një tjetër.

Të tre të përfshirët janë transportuar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Njëri prej tyre ka plagë nga mjeti prerës, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige.

Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të marrë deklarimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.