
Dy të rinj, 19 dhe 24 vjeç, janë proceduar penalisht në Korçë, pasi u kapën duke u shtirur si inspektorë të Tatimeve.
Sipas policisë, ata ndalonin automjetet në bulevardin “Republika” duke përdorur një tabelë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kontrolli Tatimor”, me qëllim mashtrimin e drejtuesve të mjeteve.
Tabela është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedimi penal për veprën “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” për shtetasit R. V., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe H. F., 24 vjeç, banues në Korçë. Në bulevardin “Republika”, Korçë, këta shtetas janë konstatuar në rrugë duke iu bërë shenjë automjeteve të ndalonin, me një tabelë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kontrolli Tatimor”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”