
Sportistët në Lojërat Dimërore duket se e kanë përjetuar javën e Shën Valentinit me intensitetin e tyre tipik olimpik, duke zbrazur kutitë e prezervativëve falas përpara 14 shkurtit, ditës së Shën Valentinit.
Rreth 10 mijë prezervativë u shpërndanë në qytetin e dhe në zonat malore pritëse nga organizatorët, në vijim të një tradite të kahershme olimpike që synon promovimin e marrëdhënieve të sigurta mes sportistëve – kryesisht të rinj, në formë të shkëlqyer fizike dhe që jetojnë pranë njëri-tjetrit gjatë garave.
Megjithatë, deri të shtunën, rezervat ishin mbaruar, ndonëse kishte mbetur më shumë se një javë deri në mbylljen e eventit. Kështu, Milano i shtohet listës së gjatë të edicioneve olimpike ku kërkesa për prezervativë ka tejkaluar ofertën, një dukuri që tashmë konsiderohet pothuajse rutinë në Lojërat Olimpike.
“Kjo tregon qartë se Dita e Shën Valentinit është në kulmin e saj në fshat,” deklaroi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp të shtunën.
“Janë përdorur dhjetë mijë copë për 2,800 sportistë – bëjeni vetë llogarinë,” shtoi ai.
Organizatorët e Milano Cortina pranuan më vonë se rezervat ishin pakësuar për shkak të “kërkesës më të lartë se parashikimi”, por njoftuan se procesi i rifurnizimit kishte nisur, shkruan Reuters.
“Furnizime shtesë janë rrugës dhe do shpërndahen në të gjitha fshatrat olimpike mes ditës së sotme dhe të hënës,” thuhej në deklaratë.
“Rimbushja do vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundim të Lojërave për të garantuar disponueshmëri të vazhdueshme.”
Edhe vetë sportistët u shprehën të befasuar nga ritmi i konsumit. Patinatori meksikan tha se ishte i habitur kur mësoi për situatën.
“E pashë këtë sot në mëngjes. Isha i shokuar si të gjithë,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Mialitiana Clerc, skiatore alpine që përfaqëson Madagaskarin, deklaroi se në vendqëndrimin e saj nuk kishte mbetur asgjë.
“Kishte shumë kuti në hyrje të çdo ndërtese ku po qëndronim dhe çdo ditë ato boshatiseshin,” tha Clerc. “E di që shumë njerëz i përdorin, ose ua japin miqve të tyre jashtë Olimpiadës, sepse konsiderohen si një lloj suveniri.”
Ndërsa medaljet mbeten simboli zyrtar i suksesit sportiv, shpërndarësit e zbrazët në fshatin olimpik tregojnë se edhe dinamika sociale e Lojërave është në kulm.