Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me armë zjarri një 25-vjeçar shqiptar në Itali



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Montecalvoli, Itali, ku një i ri shqiptar, Kevin Muharremi, 25 vjeç, u vra me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës, pas një sherri që Muharremi kishte pasur më parë në një klub nate në Valdera.

Sipas mediave italiane, viktima po udhëtonte me një mik, ndërsa ishte ulur në sediljen e pasagjerit kur një makinë tjetër ndaloi pranë tij dhe qëlloi, duke e lënë të vdekur më pas dhe duke u larguar shpejt nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.