
Disa efektivë policie janë dëmtuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës.
Efektivët dyshohet se janë dëmtuar gjatë hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarreve ndaj tyre para Kuvendit.
Numri është ende jo zyrtar por Shqiptarja raporton se bëhet fjalë për 12 efektivë me 4 që kanë pësuar djegie dhe 8 që kanë dëmtime të ndryshme.
