Vendosni fjalën kyçe....

“Do marrim 900 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2021” – Balla


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Balla, tha se forca politike ku bën pjesë synon të marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2021.

Në një deklaratë për News24, numri 2 i PS-së i dha një mesazh edhe PD-së duke thënë se zgjedhjet e ardhshme do jenë në vitin 2021.

Balla komentoi edhe mocionin e një grupi socialistësh duke thënë se ai i ka kaluar Asamblesë së PS-së.

‘PS do marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2021.Është objektiv shumë real. Ne kemi objektiv që të legalizojmë çdo banesë në zonat rurale. Zgjedhjet e ardhshme janë në qershor 2021. Janë mbi 200 mijë familje shqiptare që presin marrjen e tapive. Letra e socialistëve për ndryshime është e mirëpritur sepse ne jemi parti e hapur. Kjo letër është njësoj si gjitha letrat dhe e-mailet që merren nga shqiptarët. Sigurisht që asnjëra nuk lihet në harresë. Edhe kjo letër i është lënë Asamblesë.’ – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *