Vendosni fjalën kyçe....

PD organizon protestë në Tiranë, Berisha: Mbyllja e rrugëve, formë e kryengritjes paqësore



Partia Demokratike do të mbajë pasditen e të martës një protestë në kryeqytet, megjithëse strukturat e saj nuk kanë bërë ende të ditur skenarët e veprimit.

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një komunikimi online me qytetarët, u pyet lidhur me mundësinë e përdorimit të akseve rrugore si mjet presioni. Ai theksoi se kjo mund të jetë një nga format e kryengritjes paqësore, duke rikujtuar se partia nuk synon të vijë në pushtet përmes dhunës, por vetëm me votat e shqiptarëve.

Më herët, Berisha kishte deklaruar se PD do të respektojë parimin e kryengritjes paqësore, duke zgjedhur rrugën demokratike dhe qytetare për të arritur qëllimet politike.