
Gazetarja e njohur Rezarta Reçi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Ajo e nisi rrugëtimin mediatik 30 vite më parë në radio ndërsa ka prezantuar emisione të ndryshme dhe ka qenë gjithashtu autore e disa programeve televizive.
Së fundmi Reçi drejtoi emisionin “Arratia e peshkut të kuq” në Neës24. Si autore librash Reçi ka shkruar “Kolonë zanore” dhe “Zhbërja”.