Vendosni fjalën kyçe....

Indonezia rifillon kërkimet për 80 persona pas rrëshqitjes me 10 viktima


Autoritetet indoneziane rifilluan përpjekjet e kërkim-shpëtimit për 80 persona të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu vrau 10 njerëz në një zonë banimi të provincës Java Perëndimore.

Rrëshqitja e dheut herët të shtunën u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që nisën një ditë më parë, për të cilat agjencia e motit paralajmëroi se mund të vazhdojnë për një javë në këtë provincë dhe në disa rajone të tjera.

Sipas raportimeve të “Kompas TV”, i cili citon autoritetet, shpëtimtarët u penguan të shtunën pasi terreni i paqëndrueshëm dhe shirat i ndaluan ata të përdornin makineritë e rënda, shkruan Reuters.

Pati raportime të shumta për përmbytje në Java-n Perëndimore, përfshirë Xhakartën. Përmbytjet kanë detyruar banorët në zonat e goditura rëndë që të evakuohen drejt vendeve më të larta ose vendeve të paprekura.

Rrëshqitja e dheut ndodhi dy muaj pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga ciklonet në ishullin e Sumatrës vranë 1,200 njerëz, shkatërruan shtëpi dhe zhvendosën mbi një milion banorë.