Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyrja e policisë në protestën e Lapaj, Tabaku: Shteti reagoi me dhunë sepse u tremb


Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar dhunën ndaj protestuesve paqësorë si të papranueshme dhe në kundërshtim të hapur me standardet demokratike europiane.

Në reagimin e saj, Tabaku theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe jo një akt kriminal, duke nënvizuar se qytetarët nuk kanë ushtruar dhunë apo kanë shkelur ligjin. 

“Protesta nuk është krim. Është e drejtë kushtetuese.

Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin.

Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb.

Në Europë, policia mbron protestën. Këtu, policia u përdor kundër qytetarëve. Kjo nuk është Europë.

Kur pushteti godet qytetarët që flasin, shteti ligjor pushon së ekzistuari. Ajo që mbetet është një regjim i dobët, i frikësuar, i kapur nga korrupsioni.

Një pushtet që rreh qytetarët nuk është i fortë. Është i dëshpëruar.”