
Udhëheqësi kinez Xi Jingping ka shpalosur planin e Kinës për t’u bashkuar me Tajvanin.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve të Kinës, kreu i shtetit kinez tha se tendenca historike drejt ribashkimit kombëtar është e pandalshme.
Teksa renditi zhvillimin ekonomik, teknologjik e ushtarak të vendit, ai tha se “bashkëatdhetarët në dy anët e ngushticës së Tajvanit janë të lidhur nga gjaku.”
“Bashkëatdhetarët në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit janë të lidhur nga gjaku që është më i trashë se uji, dhe tendenca historike drejt ribashkimit kombëtar është e pandalshme. Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka arritur vazhdimisht momente historike të reja. Pritet që këtë vit ai të arrijë në 140 trilionë juanë (19.9 trilionë dollarë amerikanë). Fuqia ekonomike, aftësia teknologjike, fuqia e mbrojtjes kombëtare dhe fuqia e përgjithshme kombëtare kanë arritur lartësi të reja.” – tha Xi Jingping.