
Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitroren në zgjedhje dhe rizgjedhjen në krye të qeverisë së Kosovës. Përmes një mesazhi, Rama u shpreh se mandati i ri i konfirmuar nga popullli i Kosovës duhet të shndërrohet në sukses dhe mbarësi për Kosovën
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.