Vendosni fjalën kyçe....

Witkoff: Po punohet për krijimin e një këshilli paqeje si qeveri tranzitore në Gaza



I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka deklaruar se po punohet për krijimin e një këshilli paqeje që do të shërbejë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës. Deklarata u bë pas takimit që Witkoff zhvilloi në Miami me përfaqësues të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, përcjell YNetNews.

Sipas Witkoff, gjatë takimit u diskutua “mundësia e krijimit të një organi qeverisës në Gaza nën një autoritet të unifikuar palestinez, me qëllim mbrojtjen e civilëve dhe ruajtjen e rendit publik”. Ai theksoi se palët shprehën mbështetjen e tyre për ngritjen dhe funksionimin e këtij këshilli në një afat të afërt.

“Ne shprehëm mbështetjen tonë për krijimin dhe funksionimin e këshillit të paqes si një qeveri tranzitore, që do të merret me çështjet civile, të sigurisë dhe të rindërtimit”, u shpreh Witkoff.