Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron PD për 35-vjetorin: Forca e parë që solli pluralizmin dhe demokracinë



Presidenti Ilir Meta ka uruar sot Partinë Demokratike me rastin e 35-vjetorit të themelimit, duke e vlerësuar si forcën e parë që solli pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.

Meta thekson se PD duhet të vijojë betejat e saj dhe të mbrojë interesat kombëtare përballë “përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar pluralizmin politik”.

Reagimi i tij i plotë:

“Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, përcjell urimet më të përzemërta për Partinë Demokratike, forcës së parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend. Shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik. Një urim të ngrohtë për liderin historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD.”