
Një biznesi në Shkodër i është vënë një sasi lënde shpërthyese.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 e 20 të mbrëmjes në lagjen “Skënderbeg”.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.” – thuhet në njoftimin e policisë.