Vendosni fjalën kyçe....

Dy ushtarët e Gardës Kombëtare të qëlluar në Uashington i mbijetojnë operacionit


Dy ushtarët e Gardës Kombëtare të plagosur nga të shtënat në Uashington DC të mërkurën kanë dalë me sukses nga operacioni, ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi.

Ajo tha se nuk do të japë detaje mbi gjendjen e tyre aktuale, ndërsa shtoi se institucionet po luten për shërimin e tyre të plotë, sipas BBC.

Bondi bëri të ditur se njëra prej ushtareve të plagosura është një grua që ishte ofruar vullnetarisht të punonte gjatë festës së Ditës së Falënderimeve.

Ndërkohë, drejtori i FBI-së, Kash Patel, dhe zyrtarë të tjerë federalë pritet të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 14:00 ku priten detaje të reja mbi ngjarjen.

Autori i dyshuar është identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan që hyri në SHBA në vitin 2021.

Ende nuk ka qartësi mbi statusin e tij të emigracionit. Lakanwal u plagos gjithashtu gjatë incidentit dhe u transportua në spital. Presidenti Donald Trump deklaroi se ai është “rëndë i plagosur”.

Trump u zotua se administrata e tij do të sigurojë që autori i dyshuar “të paguajë çmimin më të rëndë të mundshëm” për atë që e cilësoi si “akt terrori”.