Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj-Dumanit: Llogaraja ka kushtuar 93 milionë euro, ku janë lekët e inceneratorëve, IPARD-it, Becchetti-t dhe Ecoparkut


Ish -zv.kryeministri Arben Ahmetaj lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe SPAK-ut për hetimet ndaj tij. Ai tha se lajmi i rremë sot për një kërkesë për ekstradimin e tij është bërë për të mbuluar skandalet e qeverisë dhe abuzimin me lekët e taksapaguesve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra, Ahmetaj pyeti publikisht kreun e SPAK-ut Altin Dumani t’u tregojë shqiptarëve ku janë lekët e inceneratorëve, të AKSHI-t, IPARD-it ndërsa tha se tuneli i Llogarasë ka kushtuar 93 milionë euro ndërsa lekët e tjera janë marrë nga sekserët.

“Ka dalë sot lajmi i rremë për kërkesën për ekstradim. Pse ka dalë lajmi, për të mbuluar skandalet e qeverisë. Mediat harrojnë që mungojnë dy ura në Llogara, harrojnë që mungojnë paratë e inceneratorëve, paratë e IPARD-it, të Becchettit, të Ecoparkut dhe merren me një lajm të rremë për të devijuar vëmendjen nga e vërteta. Kjo s’ka lidhje me PS-në, PS-ja është e mpirë.

Po të kishte një transaksion timin do më kishin varur në Tiranë, po të kisha bërë jo 5D po gjysmë D, ka zero lek transaksione. Prokurori Elvin Gokaj e bën sepse po kandidon për kreun e SPAK-ut dhe do të shkojë para KLP-së sikur po bën ndonjë hetim. Ta nxjerrë, ta kishte nxjerrë sot letërporosinë.

50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania. Ato kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. Janë dy ura që mungojnë që kushtojnë 82 milionë euro. Le të investigojnë, ku kanë shkuar, pse nuk janë bërë urat dhe e ka ndryshuar projekti. Tuneli ka kushtuar vetëm 93 milionë euro.

Pse i vihet vërdallë inceneratorit të Tiranës. Ku janë lekët, ku shkuan, kui janë 130 milionë eurot.

Vendi u kanabizua, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s’kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë e AKSHI-t.” – tha Ahmetaj