
Mbledhja e qeverisë, ku u diskutua ngritja e një komisioni hetimor për dështimet e 7 tetorit, ka përfunduar. Qeveria vendosi të formojë një komitet ministror, i cili do të rekomandojë mandatin e komisionit të pavarur që pritet të ngrihet, si edhe çështjet që ai do të hetojë dhe periudhën kohore që do të mbulojë, përcjell YNetNews.
Sa i takon përbërjes së komisionit, ministrat nuk arritën një marrëveshje, ndërsa u paraqitën disa propozime të ndryshme.
Gjithashtu u vendos që qeveria t’i raportojë Gjykatës së Lartë brenda 60 ditëve për zhvillimet e procesit, megjithatë ky detaj nuk u përfshi në tekstin përfundimtar të vendimit.