Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Projekti i ndarjes së mbetjeve në Berat, një shembull për të gjithë vendin


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Berat është finalizuar me sukses projekti për ndarjen e mbetjeve në burim, me qëllim rritjen e riciklimit dhe krijimin e një modeli të qëndrueshëm që mund të përhapet në të gjithë vendin.

Rama u shpreh se kjo iniciativë është përqafuar nga qytetarët dhe bizneset se dhe ka transformuar qytetin nga modeli “merr-përdor-hidh” në një ekonomi qarkulluese, ku mbetjet shndërrohen në materiale të vlefshme për industrinë.

Ai shkroi se vetëm gjatë këtij projekti janë përpunuar mbi 120 ton letër dhe mbi 8,6 ton plastikë të ndryshme, të cilat janë shitur përmes ankandeve sipas standardeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Ramës:

Në Berat është finalizuar me sukses projekti për ndarjen e mbetjeve në burim, me qëllim rritjen e riciklimit, duke krijuar një shembull të suksesshëm që vlen për t’u përhapur në gjithë vendin.

E përqafuar nga qytetarët dhe bizneset, kjo iniciativë ka bërë që Berati të kalojë nga modeli “merr-përdor-hidh”, në një ekonomi qarkulluese, ku mbetjet kthehen në materiale të vlefshme për industrinë, siç ka ndodhur me mbi 120 ton letër apo mbi 8,6 ton plastikë të llojeve të ndryshme, të cilat janë shitur përmes ankandeve sipas çdo standardi ndërkombëtar

Reforma në menaxhimin e integruar të mbetjeve do të sigurojë gjithë investimet e nevojshme në Qarkun e Beratit, nga impiantet e diferencimit, të kompostimit dhe të trajtimit të ujërave të ndotura e deri te pika fundore, duke mbyllur një herë e mirë venddepozitimet e paligjshme të mbetjeve

*Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo inspektojnë infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë e Beratit.