Sarah Mullally u emërua si Kryepeshkopia e re e Canterbury-t të premten, duke u bërë gruaja e parë që drejton Kishën e Anglisë në historinë 1,400-vjeçare.
Mullally, 63 vjeçe, bëhet gjithashtu kreu ceremonial i rreth 85 milionë anglikanëve në mbarë botën, të cilët janë të ndarë midis të Krishterëve konservatorë, veçanërisht në Afrikë, ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm në disa vende, dhe homologëve të tyre më liberalë në Perëndim, shkruan Reuters.
GAFCON, një grupim i kishave konservatore Anglikane në Afrikë dhe Azi, kritikoi menjëherë emërimin e Mullally-t, duke thënë se ai tregonte se krahu Anglez i Kishës kishte “hequr dorë nga autoriteti i tij për të udhëhequr”.
Kryepeshkopia e re ka mbështetur kauza liberale
Mullally, e cila ka shërbyer si Peshkope e Londrës që nga viti 2018, ka mbështetur më parë disa kauza liberale brenda Kishës, duke përfshirë lejimin e bekimeve për çiftet e të njëjtit seks në partneritetet civile dhe martesat.
Reformat e prezantuara 11 vjet më parë bënë të mundur që një grua të mbante këtë detyrë, dhe duke u emëruar si Kryepeshkopia e 106-të e Canterbury-t. Mullally bëhet udhëheqësja femër e një prej fushave të fundit të jetës publike britanike që ka qenë udhëhequr vetëm nga burrat.
