Vendosni fjalën kyçe....

Forcat franceze zbarkojnë në një anije të dyshuar të “flotës hije” ruse pranë Francës


Forcat e armatosura franceze kanë zbarkuar në bordin e një tankeri të dyshuar si pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” të Rusisë, i ankoruar pranë brigjeve franceze, raportoi Guardian.

Bëhet fjalë për anijen Boracay, e cila mban flamurin e Beninit dhe është përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Evropian për shkak të dyshimeve se përdoret nga Moska për të shmangur sanksionet, duke transportuar naftë me anije të vjetruara.

Një burim nga ekzekutivi francez, që foli në kushte anonimiteti, tha se marina franceze ndërhyri dhe kontrolloi bordin e anijes, e cila dyshohet gjithashtu se ka qenë e përfshirë në fluturime dronësh mbi Danimarkë muajin e kaluar.