
Një tjetër tentativë arratisjeje është regjistruar në Burgun e Fierit.
I dënuari Bledar Selmanaj, gjatë kohës së ajrimit, ka tentuar të dalë nga rrethimi i burgut të mërkurën.
Selmanaj po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari.
BW shkruan se kjo nuk është hera e parë që ai përpiqet të largohet, pasi ka tentuar arratisjen edhe dy herë më parë.