
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një postim në Facebook ku ironizon risinë e kabinetit të ri qeveritar dhe ministren virtuale “Diella”, krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Berisha shoqëroi postimin me një foto dhe koment ku drejtohet ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe rolit të Diellës në qeveri:
“Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”, shkruan Berisha.