Vendosni fjalën kyçe....

Pesë të arrestuar e qindra gjoba në Shkodër


Pesë shoferë janë arrestuar dy javët e fundit nga Policia Rrugore në Shkodër ndërsa shtatë të tjerë janë proceduar për shkelje të ndryshme.

1307 gjoba janë vënë nga të cilat 80 për mosvënien e rripit të sigurimit,  176 masa për parakalime të gabuara, 51 për mosvënien e kaskës mbrojtëse, 9 për përdorimin e celularit, 39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit etj.

Njoftimi

“Gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

– 80 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;

– 51 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

– 9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

– 2 masa për xhama të errësuar;

– 176 masa për parakalime të gabuara;

– 473 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;

– 44 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

– 433  masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.”