
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë Arben Kingjin për një mandat të dytë në krye të Ushtrisë Shqiptare, duke e emëruar sërish Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ky është mandati i dytë për Kingjin në këtë pozicion, i cili u dekretua për herë të parë në vitin 2022 nga po i njëjti president, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Kingji kishte pasuar në këtë detyrë vetë Bajram Begajn, para se ky i fundit të largohej për t’u zgjedhur president.
Në ceremoninë e betimit morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të Forcave të Armatosura.
Arben Kingji është një oficer me një karrierë të gjatë dhe profesionale në ushtrinë shqiptare, i njohur për gradat dhe dekoratat më të larta që ka marrë nga Presidenti i Republikës.