
Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër.
Rama shkruan se aksioni vazhdon në Shkodër ashtu si në një sërë qytetesh të tjera.
Kreu i qeverisë theksoi se do t’i hapë rrugë “Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE”.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë🖐️”, shkruan Rama.