Vendosni fjalën kyçe....

Libani miraton objektivat e armëpushimit të propozuar nga SHBA, përfshihet edhe çmilitarizimi i Hezbollahut


Kryeministri libanez, Najib Mikati, ka bërë të ditur se qeveria e tij ka miratuar objektivat e përfshira në hyrjen e marrëveshjes së propozuar për armëpushim, të paraqitur nga ambasadori amerikan Thomas Bark. Lajmi u bë publik përmes një postimi në platformën X.

Ndër objektivat e listuara nga Mikati përfshihen: zbatimi i Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, eliminimi i pranisë ushtarake të aktorëve jo-shtetërorë – përfshirë Hezbollahun – tërheqja e Izraelit nga territori libanez dhe vendosja e ushtrisë libaneze në zonat kufitare, përcjell YNetNews.

Ai shtoi gjithashtu se objektivat përfshijnë edhe “përcaktimin përfundimtar të kufirit ndërkombëtar mes Libanit dhe Izraelit”.

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në kufirin mes dy vendeve, ku përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut janë intensifikuar javët e fundit. Pranimi i këtyre objektivave nga Bejruti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve diplomatike për qetësimin e situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me mbështetjen e SHBA-së.