
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke krijuar shqetësim të madh për shkak të afërsisë me zonën C, ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po marrin përmasa të mëdha, ndërsa autoritetet janë në gadishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, njësi të ushtrisë dhe është angazhuar gjithashtu një helikopter i Bazës Ajrore të Kuçovës për ndërhyrje nga ajri.
Situata mbetet e tensionuar dhe strukturat e emergjencës janë duke punuar intensivisht për të izoluar zjarrin dhe për të mbrojtur objektet me rrezik të lartë.