
Bankers Petroleum Albania ka rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj platformës “Shqipëria 2030”, sigurisë energjetike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Në një njoftim për shtyp, kompania thekson se “angazhimi shtrihet përtej detyrimeve rregullatore” dhe është një “premtim solemn ndaj popullit shqiptar”.
Kompania konfirmon zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të 7 qershorit 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit në Shqipëri, duke shtuar se ekipet ligjore janë të gatshme të bashkëpunojnë me institucionet shqiptare për një zbatim të suksesshëm.
Në lidhje me hetimet penale të nisura më 2 korrik ndaj disa ish-punonjësve, Bankers shprehet se “vazhdon të angazhohet me transparencë dhe respektim të ligjit”.
Njoftimi për shtyp:
Bankers Petroleum Albania Ltd. konfirmon sërish angazhimin e palëkundur ndaj platformës “Shqipëria 2030″ dhe ndaj njëvizioni afatgjatë, që forcon sigurinë energjetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Ky angazhim, i cili shtrihet përtej detyrimeve rregullatore, është një premtim solemn ndaj popullit shqiptar dhe një mbështetje e qartë e ndaj lidershipit të vendit, irrënjosur në besim, llogaridhënie dhe partneritet strategjik.
Në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, ne konfirmojmë gadishmërinë tonë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit(ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik2025). Ekipet tona ligjore janë plotësisht të përgatitura për të punuar së bashku me institucionet përkatëse shqiptare për të siguruar ekzekutimin gjithëpërfshirës të këtij vendimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të mbrojtur investimet e huaja dhe për të siguruar zbatimin me sukses tënjë projekti kryesor energjetik në Evropën Kontinentale, qëpasqyron interesat e përbashkëta kombëtare dhe strategjike të Shqipërisë.
Ne po ndjekim me vëmendje të sinqertë hetimet penale, të iniciuara nga autoritetet shqiptare më 2 korrik 2025, në lidhje me disa kolegë të respektuar dhe ish-punonjës.Gjatë gjithë këtij procesi, vazhdojmë të angazhohemi haptazi me të gjitha institucionet kompetente, të udhëhequr nga një frymë transparence, respekti të ndërsjellë dhe respektimi të ligjit.
Për shembull, nën drejtimin e Kryetarit tonë të Bordit Mbikëqyrës, planifikojmë të formojmë një ekip të jashtëmpër të kryer një vetë-hetim të thellë për të gjithëperiudhën, duke ofruar bashkëpunim dhe ndihmë tëngushtë për autoritetet shqiptare.
Kemi shpresa të mëdha në integritetin dhe drejtësinë e sistemit gjyqësor shqiptar dhe mbetemi shpresëplotë se kjo çështje do të trajtohet me paanshmërinë dhe kujdesin që meriton. Gjithashtu, shprehim dëshirën tonë të sinqertë që masat aktuale të sigurisë që prekin anëtarët e ekipit tonë, të rivlerësohen në mënyrë të tillë, që të mbrojnë vazhdimësinë e operacioneve tona dhe përforcojnë besimin ndaj drejtësisë.
Të shtyrë nga angazhimi ynë ndaj inovacionit dhepërsosmërisë operacionale, Bankers Petroleum Albania ështëkrenar të pohojë sërish qëllimin për të vijuar me investime tëmëtejshme në të ardhmen energjetike të vendit. Si pjesë e këtijvizioni drejt të ardhmes, po forcojmë qeverisjen tonë dhe popërgatitemi të lançojmë një teknologji termale të përparuar tëprojektuar për të përmirësuar ndjeshëm rikuperimin e naftës, për të ulur kostot e prodhimit dhe për të forcuarqëndrueshmërinë afatgjatë të operacioneve tona.
Përveç kësaj, këto përmirësime pritet të luajnë një rol kyç nëmbështetjen e zhvillimit më të gjerë ekonomik të Shqipërisëdhe objektivave mjedisore, duke përmirësuar efikasitetin e burimeve, duke zvogëluar gjurmën ekologjike të operacionevedhe duke promovuar përdorimin e përgjegjshëm të aseteveenergjetike.
Kjo iniciativë shënon një hap të guximshëm drejt pozicionimit tëShqipërisë si një pikë referimi rajonale për zhvillimin e përgjegjshëm dhe efikas të energjisë.
Ndërsa përparojmë në të gjitha drejtimet; ligjore, operacionaledhe teknologjike, ne vijojmë të jemi plotësisht në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë, kushtet e marrëveshjes sonëtë koncesionit, ICC-në dhe standardet ndërkombëtare tëzbatueshme. Rruga jonë është ajo e partneritetit dheprosperitetit të përbashkët; duke u përqendruar në mbrojtjen e investimeve afatgjata, duke nxitur inovacionin, kujdesin ndajmjedisit dhe duke kontribuar në mënyrë vendimtare në rritjenekonomike të Shqipërisë.
Ne e shohim rolin tonë jo vetëm si operator energjie, por si njëpartner i besuar në udhëtimin e zhvillimit të vendit, tëpërkushtuar ndaj progresit, stabilitetit dhe një të ardhmeje tëqëndrueshme për të gjithë shqiptarët.