Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në kufi me 48 400 euro të padeklaruara, procedohet një shtetas nga Lazarati



Një shtetas 54-vjeçar nga fshati Lazarat, Gjirokastër, është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare në dalje të Shqipërisë me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë një kontrolli rutinë të Policisë Kufitare, në çantën e tij u zbuluan 48 400 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit përkatës.

Pas veprimeve të mëtejshme procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Gjirokastër referuan rastin në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku priten veprimet e mëtejshme ligjore.