
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paditi Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdoch, duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë të premten, për shkak të raportit të gazetës se emri i tij ishte në një urim për ditëlindjen e Jeffrey Epstein në vitin 2003, i cili përfshinte një vizatim me përmbajtje seksuale sugjestive dhe një referencë për sekretet që ata ndanin.
Padia e ngritur në gjykatën federale të Miamit emëron Murdoch, Dow Jones, News Corp dhe drejtorin ekzekutiv të saj, Robert Thomson si dhe dy gazetarë të Wall Street Journal si të pandehur, duke thënë se ata shpifën ndaj Trump dhe i shkaktuan atij dëme “të mëdha” financiare dhe në reputacion, shkruan Reuters.
Epstein, financieri dhe abuzuesi seksual i turpëruar, vdiq nga vetëvrasja në një qeli burgu të Nju Jorkut në vitin 2019.
Rasti i tij ka sjellë teori konspiracioni që u bënë të njohura në mesin e bazës së mbështetësve të Trump, të cilët besonin se qeveria po mbulonte lidhjet e Epstein me të pasurit dhe të fuqishmit.
Trump ka thënë se i ndau rrugët me Epstein përpara se problemet ligjore të financierit të bëheshin publike në vitin 2006.
Presidenti e ka mohuar me forcë raportin e Wall Street Journal, të cilin Reuters nuk e ka verifikuar, dhe e kishte paralajmëruar Murdoch se planifikonte të padiste Doë Jones, kompania mëmë e gazetës, është një degë e News Corp.
“Sapo kemi ngritur një padi të fuqishme kundër të gjithë atyre që janë përfshirë në botimin e “shkrimit” të rremë, keqdashës, shpifës në “leckën” e padobishme që është ëall Street Journal,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Shpresoj që Rupert dhe “miqtë” e tij mezi presin të japin shumë orë të tëra me dëshmi dhe deklarata që do duhet të japin në këtë rast,” shtoi Trump.
Një zëdhënës i Dow Jones tha në një deklaratë: “Kemi besim të plotë në rigorozitetin dhe saktësinë e raportimit tonë dhe do mbrohemi me forcë kundër çdo padie.”
Padia e quajti urimin e supozuar të ditëlindjes së Trump “të rremë” dhe tha se Wall Street Journal e publikoi shkrimin e saj për të dëmtuar reputacionin e Trump.
“Është domethënëse që shkrimi nuk shpjegon nëse të pandehurit kanë marrë një kopje të letrës, e kanë parë atë, ua kanë përshkruar atë, apo ndonjë rrethanë tjetër që përndryshe do t’i jepte besueshmëri shkrimit,” tha padia.
Për të triumfuar mbi pretendimet e tij për shpifje, Trump duhet të tregojë se të pandehurit vepruan me “keqdashje të vërtetë”, që do thotë se e dinin se shkrimi ishte i rremë ose vepruan me shpërfillje të pamatur të së vërtetës së tij.
Një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh do t’i tejkalonte shumë gjykimet dhe marrëveshjet më të mëdha për shpifje në historinë e kohëve të fundit.
Këto përfshijnë një gjykim prej 1.5 miliardë dollarësh kundër teoricienit të konspiracionit Alex Jones dhe marrëveshjen e Fox News me Dominion Voting Systems për 787.5 milionë dollarë.
“Dhjetë miliardë dollarë janë një numër qesharakisht i lartë”, tha Jesse Gessin, një avokat me përvojë në ligjet për shpifje dhe Amendamentin e Parë.
“Do ishte vendimi më i madh për shpifje në historinë e SHBA-së.”