
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, ku një person ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë një 41-vjeçar, shtetasin R. A..
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi më 04 korrik 2025, dhe viktima ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.