Vendosni fjalën kyçe....

Spitali Soroka në Izrael goditet nga raketat iraniane


Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se Spitali Soroka në qytetin jugor të Beershebas është goditur drejtpërdrejt nga një valë raketash të lëshuara nga Irani. Sipas autoriteteve, sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë dhe disa persona janë plagosur.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur, dritare të thyera dhe njerëz që largohen në panik nga ambientet e spitalit. Një zëdhënëse e qendrës mjekësore konfirmoi dëmet dhe tha se njerëzit po këshillohen të qëndrojnë larg zonës, për shkak të frikës nga një rrjedhje e mundshme e materialeve të rrezikshme.

Përveç spitalit, një zyrtar ushtarak izraelit tha se edhe tre objekte të tjera në zona civile janë goditur gjatë këtij sulmi. Dhjetëra raketa u lëshuan drejt Izraelit, duke shkaktuar shpërthime në Tel Aviv dhe Jerusalem, si dhe aktivizimin e sirenave në shumë qytete.

Spitali Soroka u ka kërkuar qytetarëve të mos shkojnë për trajtim në ambientet e tij për momentin, për shkak të situatës emergjente./BBC