Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Shtabit të IDF: Goditja ndaj Iranit është goditje ndaj gjithë boshtit të tij, përfshirë Hamasin dhe Houthit


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, deklaroi të mërkurën se një goditje ndaj Iranit nënkupton një goditje të të gjithë boshtit të ndikimit të Teheranit në rajon, përfshirë Hamasin dhe rebelët Houthi në Jemen.

Goditja ndaj Iranit do të thotë të godasësh boshtin — nga Jemeni deri në çdo front që ju njihni… kjo përfshin Hamasin. Irani qëndron pas armatimit, financimit dhe mbështetjes së Hamasit,” u shpreh Zamir gjatë një vlerësimi operacional me oficerët e Komandës Jugore të IDF-së, përfshirë edhe komandantin, gjeneral-major Yaniv Asor, përcjell Jerusalem Post.

Zamir theksoi se operacioni aktual kundër Iranit ka ndikim të drejtpërdrejtë në situatën e sigurisë në jug të Izraelit, ku IDF është përballur me raketa dhe kërcënime të vazhdueshme nga Rripi i Gazës.

“Ne jemi të angazhuar në një operacion shumë të rëndësishëm për të eliminuar një kërcënim ekzistencial,” tha ai, duke shtuar se veprimet kundër Iranit nuk janë të izoluara, por ndikojnë drejtpërdrejt në të gjithë rrjetin e aktorëve të mbështetur nga Teherani.