Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli zbulon tunelin nën spitalin e Gazës ku u gjet trupi i kreut të Hamasit (Video)


Forcat izraelite kanë zbuluar një tunel nëntokësor, rreth 8 metra nën urgjencën e “European Hospital” në Khan Yunis, Gaza, ku janë gjetur trupat e komandantëve të Hamasit, Mohammad Sinwar dhe Mohammad Shabaneh, të vrarë më 13 maj.

Tuneli shërbente si kompleks komandimi dhe ishte pajisur për qëndrime afatgjata, me shishe uji, pajisje ushtarake, ushqime, libra fetarë dhe televizione. Autoritetet izraelite e cilesuan  këtë si një tjetër rast të përdorimit të infrastrukturës civile nga Hamasi për qëllime terroriste.

“Jemi ketu ne hyrje për në urgjencën e spitalit dhe pas meje është zbritja për në tunelin e Muhammad Sinwar dhe Muhammad Shabaneh që u vranë vetëm tre javë më pare. Pikërisht në hyrje të urgjencës, na duhet të mbajmë maska.

Zbritja është mjaft e pjerrët, kështu që po mbahemi fort pas litarit ndërsa zbresim, mund ta shihni këtë tunel pas meje që të çon në kompleksin e komandës dhe kontrollit që është nën këtë spital. Tuneli është vetëm tetë meter,I thelle.

Vetëm disa ditë më parë, pikërisht në këtë tunel gjetën trupin dhe e Mohammad Sinwar dhe keshtu era e keqe  është mjaft e pranishme. Kjo është një dhomë, qe nga se mund te shihni trupat e vdekur  ishin ketu per nje koh te gjate.

Një dhomë jetese e projektuar posaçërisht për të qëndruar këtu për një kohë të gjatë. Shihni pajisjet ushtarake, ka shishe uji, shishe urine, libra fetarë, këpucë.

Ka televizor, disa ushqime të thata dhe pjata, ujë, ujë të rrjedhshëm, kishin këtu,

Më poshtë këtij tuneli, më poshtë, më shumë dhoma jetese, njësoj si çdo tunel tjetër, por ky është tetë metra poshtë një spitali ku njerëzit që do të marrin kujdesin mjekësor dhe vëmendjen mjekësore, dhe ashtu si ky tunel, çdo lehtësi tjetër civile në Gaza, çdo të drejtë tjetër njerëzore të popullit të Gazës, Hamasi rrëmben dhe përdor për terror.”