Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar gjatë një konflikti në Tiranë


Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një 15-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta në një piceri në zonën e Ali Demit, në Tiranë. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Për shkak se hetimet janë ende në vijim, identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.