
Policia e Matit ka kapur dhe vënë në pranga 24-vjeçarin J.C., i shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 7 muaj burgim për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.
Arrestimi u realizua në qytetin e Burrelit, ku J.C., banues në këtë qytet, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat.
Njoftimi:
Mat
Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J.C., 24 vjeç, banues në Burrel. Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.