Vendosni fjalën kyçe....

Dështon për të 22-tën herë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës


Ka dështuar përpjekja e 22-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Votimi për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë mori vetëm 54 vota. Seanca e radhës është caktuar për të enjten paradite.

Partitë e opozitës kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka çuar vendin në ngërç për shkak të kokëfortësisë dhe ambicies së tij dhe ndjekjes së interesave të ngushta përmbi ato të Kosovës.

Vetëvendosje u shpall fituese në zgjedhjet e fundit por pa mundur të marrë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.