Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Ura”, zbardhen disa nga emrat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste


Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me operacionin e gjerë antidrogë, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Mësohet se në listën e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste përfshihen figura nga fusha të ndryshme, si:

Një avokat, i cili mbronte disa prej të shpallurve në kërkim;

Një ish-efektiv policie, i larguar kohët e fundit nga radhët e Policisë së Shtetit;

Biznesmenë të njohur;

Orges Molla, i konsideruar si një prej figurave kyçe të këtij rrjeti kriminal;

Hasan Neerjaku, aktualisht i arrestuar në Itali;

Ligor Çombashi, administrator i një kompanie autobusësh.

Operacioni është rezultat i një hetimi të nisur prej kohësh nga ish-Struktura e Krimeve të Rënda, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente që dyshohet se përdoreshin si baza të veprimtarisë kriminale.

Në total, janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë disa miliona euro, që dyshohet se janë në pronësi të grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.