Vendosni fjalën kyçe....

“Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë” – Rama përmbyll fjalimin duke kënduar me Noizyn



Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim përmbyllës në Sheshin Skënderbej, ku shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve shqiptarë për mbështetjen e dhënë.

Jam mirënjohës pa kufi çdo shqiptari që na besoi këtë mandat të katërt,” tha Rama, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është një konfirmim i rrugës së nisur drejt Bashkimit Europian.

Në një moment simbolik e të pazakontë për një fjalim politik, Rama ftoi në skenë reperin e njohur Noizy, duke e prezantuar me fjalët: “Erdhi Noizy, hajde mër dajë, hajde.”

Ndërsa Noizy iu bashkua festës me publikun, ai tha: “Këndojmë sërish bashkë,” duke krijuar një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi me të rinjtë e pranishëm.

Fjalët e fundit të Ramës nga skena ishin: “Të gjithë bashkë. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë.”

Ky moment e shënoi fundin e një nate festive për Partinë Socialiste, e cila e konsideron këtë fitore si mbështetje të qartë për vazhdimin e qeverisjes dhe agjendës europiane të vendit.