Vendosni fjalën kyçe....

Disa orë para zgjedhjeve, në makinën e administratorit të njësisë Xibër gjenden lista bonusesh dhe fletë votimi të orientuara për PS dhe Agron Malaj


Një ngjarje e dyshimtë është regjistruar dje në orët e vona të darkës në njësinë administrative Xibër, ku në automjetin e administratorit lokal janë gjetur dokumente që hedhin dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor.

Brenda në automjet janë gjetur lista të shpërndarjes së bonuseve të qirasë, të cilat shoqëroheshin me fletë votimi të printuara dhe të orientuara në favor të Partisë Socialiste dhe kandidatit Agron Malaj.

Autoritetet përkatëse ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi këtë rast.