Vendosni fjalën kyçe....

Papa Leoni viziton Zojën e Shkodrës


Papa Leoni XIV ka realizuar një vizitë private sot pasdite në një vend të shenjtë jashtë Romës, ku ndodhet figura e Zojës, e ardhur nga Shqipëria para pushtimit turk. Gjatë vizitës, Papa ka përshëndetur besimtarët që ndodheshin në shesh dhe ka zhvilluar një lutje para figurës së Virgjërës Mari, e njohur ndryshe si Zoja e Shkodrës.

“Kam pasur dëshirë të vija këtu në këto ditë të para të Shërbesës sime, për të vazhduar misionin si Pasardhës i Pjetrit,” tha Papa gjatë momentit të lutjes.

Vizita e tij u shënua si një akt i thellë adhurimi dhe angazhimi për misionin shpirtëror që ai ka marrë përsipër, duke nderuar traditat dhe besimet e thella të Kishës.