Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e Sterilizimit për të cilën akuzohen ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish.zv.ministri Klodian Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj.
Gjatë seancës Beqaj u përplas me trupin gjykues e prokurorët duke iu thënë se nuk e njollosin dot emrin e tij edhe nëse e dënojnë me vdekje.
Gjykata vendsi që Beqaj të gjykohet në proces normal ndërsa Rrjepaj e Rrapaj me gjykim të shkurtuar.
Beqaj ritheksoi se procesi ndaj tij është politik dhe se akuzat ndaj tij janë farsë e sajuar.
“Ju e shkatërruat procesin, hetimet dhe akuzën në mënyrë të parikuperueshme dhe përmes heshtjes suaj të paligjshme, na keni vendosur në pamundësi mbrojtjeje efektive për fakte që nuk janë në akuzë dhe që ju nuk i shpjegoni se ku i keni parë dhe me çfarë provash i mbështesni. I gjithe ky proces penal ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e datës 23 dhjetor 2024 vendosët një gur të rendesishem në themelet e politizimit të kësaj çështjeje penale. Meqenëse unë Ilir Beqaj nuk mund të dilja i pa akuzar në këtë çështje penale dhe meqenëse ju e konstatuat se as shkelja e barazisë në tender, as shpërdorimi i detyrës dhe as korrupsioni pasiv nuk qëndronin, shpikët akuzën e vjedhjes dhe të grupit të strukturuar kriminal. Të siguroj se unë do t’i çmontoj edhe këto dy akuza. Së dyti siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim të përjetshëm të më akuzoni apo dënoni, nuk do mund të zhbëni kontributin tim 33 vjeçar në jetën publike të vendit dhe as të njollosni as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do të mund të njollosni dhe as te kriminalizoni as qeverinë e parë të Edi Ramës dhe as Partinë Socialiste.” – tha ndër të tjera Beqaj në seancë.
*Fjalën e potë të Beqajt në seancë mund ta lexoni këtu: FJALA E BEQAJT